Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, shpreson që Neymar,të bashkohet me liderët e Lla Ligas.
Neymar, tani 25 vjeç ka qenë i lidhur me një kalim në Madrid në të kaluarën, or këtë verë zgjodhi Paris Saint-Germainin.
Ai u largua nga Barcelona për rekordin botëror prej 222 milionë eurove.
Casemiro ka thënë se do të ishte i lumtur nëse Neymar do të vinte në Santiago Bernabeu.
“Ai është një yll. Ai e di se çfarë po bën. Ai është një lojtari madh dhe është gjithmonë i mirëseardhur te Real Madrid”.
“Shpresoj që të vij, por ai është i lumtur në klubin e tij”, ka thënë Casemiro.
Brazili barazoi ndaj Anglisë pa gola në ndeshjen e zhvilluar në Wembley./Telegrafi/