Newcastle United ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Ekipi i Eddie Howe ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat duke treguar se jo më kot janë në pozitën e tretë në renditje.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 67-të me anë të Joe Ëillock, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.
YOU MAAAAAAGGGGGGSSSSS!!!!! pic.twitter.com/pCSwnSunDN
— Newcastle United FC (@NUFC) November 12, 2022
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte kapiteni i vendasve, Kieran Tripper që u notua me 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin Sean Longstaf dhe Christian Pulisic, të cilët u vlerësuan me notë 6.1.
Për 73 minuta në këtë ndeshje për Chelsean luajti edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili pati paraqitje pozitive duke u notuar me 6.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/