Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ përfundon të dielën në mbrëmje, ku Italia dhe Anglia do të luajnë për trofeun e më të mirit.
Pas një muaji futboll, Anglia dhe Italia ato që do të garojnë në finalen e madhe e cila do të zhvillohet në Wembley nga ora 21:00.
Në Euro 2020, ka pasur kaq shumë lojtarë të spikatur, ku Leonardo Spinazzola ishte i shkëlqyeshëm për Italinë para se të lëndohej dhe Raheem Sterling është gjithashtu në garë për t’u zgjedhur më i miri, ashtu si bashkëlojtari i tij Harry Kane dhe Jorginho i Italisë.
Por, ndërsa ata kanë qenë interpretuesit më të mirë në Euro 2020, cilët kanë qenë më të këqijtë?
Faqja e specializuar e statistikave WhoScored.com ka përdorur statistikat për të llogaritur lojtarët më të dobët në turneun e kësaj vere, ku janë përfshirë vetëm lojtarët që kanë bërë katër ndeshje ose më shumë si titullar.
Formacioni prej 11-të lojtarëve përmban një mori të tërë emrash të mëdhenj si Manuer Neuer, i cili pësoi shtatë gola, por edhe mbrojtësi Antonio Rudiger apo edhe Demagoj Vida i Kroacisë.
Anësorët sulmues të Portugalisë, Diogo Jota dhe Bernardo Silva gjithashtu janë në 11-shen e të dështuarve, ndërsa së bashku me të vend kanë zënë edhe Aaron Ramsey dhe Joe Allen.
Më poshtë keni formacionin më të keq të Euro 2020 bazuar në statistika:
/Telegrafi/