Manuel Neuer do të vazhdojë së shpejti kontratën me Bayern Munichun.
Portieri gjerman ka kontratë me Bavarezët deri në fund të sezonit dhe ai do të zgjasë qëndrimin në Munich edhe për një vit tjetër.
Legjenda gjermane ka konfirmuar vet në një prononcim për Sport 1 se do të vazhdojë së shpejti kontratën.
🚨🔐 Manuel Neuer confirms: “It’s true, I will sign new deal at FC Bayern soon”, told Sport1.
It will be valid until June 2026, one more season for the German legend. pic.twitter.com/ZsVDpVD8m1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2025
“Është e vërtetë, së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të re me Bayernin. Do të qëndrojë edhe një vit në Allianz Arena”, ka konfirmuar Neuer.
Për kontratën e re ka folur edhe Joshua Kimmich, por ky i fundit ende nuk ka marrë vendim për të nënshkruar atë.
🚨 Kimmich on contract expiring in 6 months: “I spoke to the club. I won’t put too much pressure on myself. But of course there has to be a decision in the coming months”.
“Of course there are many good reasons to extend. I have to consider it all and decide”, told Sky. pic.twitter.com/RMMz4J1seo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2025
“Kam folur me klubin. Nuk do të bëj shumë presion mbi veten time. Por sigurisht që duhet të ketë një vendim në muajt në vijim”.
“Sigurisht që ka shumë arsye të mira për të zgjatur. Duhet t’i shqyrtoj të gjitha dhe të vendos”, tha Kimmich për Sky. /Telegrafi/