Site icon Telegrafi

Netflix ka një hit të ri: Seriali suedez “The Breaktrough” po kthehet në fiksimin e shumë njerëzve

Foto: Netlix

Seriali i ri i Netflix, “The Breaktrough” u publikua dy javë më parë dhe shumë shikues tashmë po e quajnë atë “drama më e mirë e vërtetë e krimit në vite”.

Përkatësisht, është një serial suedez prej katër episodesh që heton vrasjen e një gruaje dhe një fëmije në Linkoping, që shkaktoi hetimin e dytë më të madh penal në historinë e Suedisë.

Banorët e Linkopingut u befasuan veçanërisht më 19 tetor 2004, kur tetë-vjeçari Mohammed Ammouri dhe 56-vjeçarja Anna-Lena Svensson u gjetën të vdekur. Të dy u goditën me thikë, dhe sipas raportimeve, Mohammed ishte duke shkuar për në shkollë, ndërsa Anna-Lenna ishte në rrugën e saj për në punë kur ata u vranë.

Policia e gjeti Anna-Lenën me plagë me thikë në stomak në vendin e krimit dhe më pas ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë gjatë operacionit. Mohamedi u gjet aty pranë gjithashtu me plagë me thikë dhe vdiq rrugës për në spital.

Sulmuesi arriti të shmangë drejtësinë për 16 vjet, dhe përparimet në teknologji dhe shkencë sollën përgjigje të papritura dhe ndryshuan rrjedhën e hetimit pas shumë vitesh. Seriali tregon punën e gjenealogëve që studiojnë origjinën e familjes, shkencëtarëve mjeko-ligjorë dhe hetuesve të cilët gradualisht bashkuan enigmën e këtij rasti kompleks.

Komploti i serialit bazohet në librin me të njëjtin emër nga gazetarja Anna Bodin dhe gjenealogu Peter Sjolund. Traileri i serialit u publikua dy javë më parë, dhe ka mbi 50,000 shikime.

Shumë shikues e vlerësuan serialin si të jashtëzakonshëm, duke thënë: “Unë u magjepsa nga ky serial. Në fillim as që doja t’i jepja një shans, dhe më vonë nuk mund të shikoja larg”, “Kjo është vërtet një seriale të realizuara dhe të menduara mirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version