Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se sulmet ajrore të Izraelit ndaj caqeve të Iranit në Siri, “ishin të përshtatshme, sepse Irani kapërceu vijën e kuqe”.
Në një videomesazh për qyetarët, Netanyahu tha se “Izraeli ka kryer një sulm shumë të gjerë ndaj objektivave iraniane në Siri”.
Në 24 orët e fundit janë zhvilluar sulme mes ushtrisë iraniane dhe izraelite në Siri, të cilat kanë ndodhur vetëm pak kohë pasi SHBA ka dal nga marrëveshja bërthamore iraniane. /kp/Telegrafi/