Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i dhuroi presidentit amerikan, Donald Trump një pejxher të artë dhe një të zakonshëm, si referencë për një operacion të fshehtë të drejtuar kundër grupit libanez Hezbollah.
“Ky ishte një operacion i shkëlqyer”, u përgjigj Trump, sipas raportimit të timesofisrael.
Në këmbim, Trumpi i dhuroi Netanyahut një fotografi të tyre me dedikimin, “Bibi, lideri i madh”.
Në muajin shtator, mijëra pejxhera të përdorur nga operativët e Hezbollahut në mbarë Libanin papritmas shpërthyen, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.
Një ditë më vonë, qindra radio komunikues gjithashtu shpërthyen, duke shkaktuar edhe më shumë viktima. Në sulm humbën jetën të paktën 12 civilë, përfshirë dy fëmijë.
Sulmet, të cilat shpejt iu atribuuan Izraelit, ndodhën në një kohë kur Izraeli kishte intensifikuar operacionet kundër Hezbollahut, i cili kishte nisur sulme ndaj Izraelit pothuajse menjëherë pas sulmit të grupit palestinez, aleat i Hamasit.
Në muajin dhjetor, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) zbuluan më shumë informacione mbi rolin e tyre në operacion, ndërsa shërbimi sekret izraelit Mossad gjithashtu mori merita për kontributin e tij. /Telegrafi/