Kryeministri izraelit është i gatshëm të ndërmjetësojë për arritjen e paqes ukrainaso-ruse.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është i gatshëm të luajë rolin e ndërmjetësit midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai pohoi se kjo do të varet nga të dyja palët, të cilët duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare në “kohën dhe rrethanat e duhura”.
I pari qeverisë izraelite zbuloi se kishte refuzuar ftesën për të ndërmjetësuar kur ishte lider i opozitës, raporton skynews.
Naftali Bennett, paraardhësi i Netanyahut, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në muajin mars dhe foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk mundi të ndërmjetësonte një marrëveshje paqeje.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/