Site icon Telegrafi

Nesër disa pjesë të Shkupit do të jenë pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshatrat e Shkupit, Kuçevishte, Brezë, Lubanc, Malinë, Mirkovc, Tanushë dhe Pobozhje nesër prej orës 8:45 deri në orën 9:45 do të mbeten pa energji elektrike, njofton AIM.

Prej orës 9:00 deri në orën 11:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “474”, gjegjësisht objektet në rrethinë të kishës “Sveta Petka”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 12:00 shfryëtzuesit nga rruga “Video Smilevski-Bato”.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë disa shfrytëzues nga rruga “Franjo Kluz”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rrugët “Bërsjaçka Buna”, “Pellagonia” dhe “Zlletovska”, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit nga fshatrat Gamalevë, Tisovicë, Gradovc dhe Dejkovc në komunën e Zelenikovës.

Një pjesë e Vollkovës dhe Kuçkovës nesër do të jenë pa rrymë prej orës 10:30 deri në orën 12:30. Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Partenie Zografski”, ndërsa prej orës 13:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rruga “Kavallska”.

Siç njoftojnë nga QRMK e Bashkisë së Shkupit, ndërprerjet po bëhen për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik./Telegrafi/

Exit mobile version