Site icon Telegrafi

Nesër në Mitrovicën Veriore do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve

Gjatë ditës së nesërme do të nisin punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal i rrugëve në Mitrovicën Veriore.

Kjo do të bëhet për të përmirësuar sigurinë dhe rregullimin e qarkullimit rrugor, shkruan Telegrafi.

“Nga nesër, në Mitrovicën Veriore do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe rregullimit të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë periudhës kohore kur zhvillohen këto punime.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve. Respektimi i shenjëzimit është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithëve. Faleminderit për durimin dhe kontributin tuaj për një mjedis më të sigurt rrugor!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version