Ndonëse kërkesa për t’u futur në rend të ditës rrëzimi i Speciales në seancën e ardhshme akoma është në Kryesinë e Kuvendit, kjo e fundit as që e ka përmendur si një prej pikave të mbledhjes së nesërme.
Kuvendi ka njoftuar veç që mbledhja e Kryesisë do të mbahet nesër në orën 11:00, ndërkohë që i ka treguar disa pika të tjera të rendit të ditës.
Sipas kumtesës së Kuvendit, nesër do të shqyrtohet në Kryesi rendi i ditës që përfshin miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara dhe përgatitjet për seancë plenare, përcjell Telegrafi
Në këtë rend dite është edhe një kërkesë për interpelancë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj e thirrur nga LDK.
Kryesia e Kuvendit javën që po kalon u mblodh por dështoi të mbante mbledhje pas mungesës së anëtarëve.
Gjatë kohës sa po mbahej mbledhja u raportua për disa lëvizje rreth Gjykatës Speciale, për të cilën gjë ambasadori amerikan qëndroi në Presidencë ku takoi presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarini Kadri Veseli.