Nesër (18 maj, 2020) do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me ç’rast do të diskutohen tre pika të rendit të ditës.
Mbledhja do të nis në ora 11:00 dhe do të zhvillohet pa praninë e mediave për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, njofton Klan Kosova.
Pas mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media në oborrin e Kuvendit.
Temat që pritet të shqyrtohen janë:
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Të ndryshme.