Nesër, më nëntë dhjetor pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Gert Shehun, personin që dhunoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Prokuroria krahas ekspertizës psikologjike ka kërkuar edhe testin e drogës për 31-vjeçarin.
Në tentativën e dytë për t’i marrë deklarime, i riu nuk ka shfaqur pendese për veprimin e kryer, por ka dhënë qëndrime kontradiktore mbi motivin.
Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Prokuroria pritët të kërkojnë masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin.
Nëna e Gert Shehut, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar.
Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala. /Telegrafi/