Site icon Telegrafi

Nesër fillojnë ligjëratat në UP – studentët do të ndahen në grupe duke respektuar distancën

Nesër do të fillojnë ligjëratat në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Senatit.

Sipas rektorit Naser Sahiti, ligjëratat do të zhvillohen fizikisht por do të ndahen studentët në grupe dhe duke u respektuar distanca.

Një gjë e tillë është diskutuar në mbledhjen e kaluar të Senatit.

Exit mobile version