Në kuadër të muajit ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, në shëtitoren e Mitrovicës Veriore nesër dhe pasnesër do të vendoset Mamografi Mobil.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, shkruan Telegrafi.
Atiq ka njoftuar se Mamografi Mobil do të vendoset duke filluar nga ora 10:00 dhe gratë e vajzat mund të bëjnë kontrolla pa pagesë.
“Nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00, në shetitoren e qytetit do të vendoset Mamografi Mobil. Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për luftimin e Kancerit të Gjirit, nga nesër, gratë dha vajzat do të kenë mundësi të bëjn kontrolla pa pagesë”, ka thënë Atiq.
Ai ka ftuar të gjitha gratë dhe vajzat të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë kontrollat pa pagesë. /Telegrafi/