Site icon Telegrafi

Nëse shkoni për pushime në plazhe të këtij qyteti duhet të bartni revolen me vete (Foto)

Dikur një nga qytetet më emocionuese në botë, Acapulco është bërë një nga qytetet më të rrezikshme për shkak të luftës së policisë kundër kartelëve të drogës.

Dhe derisa dikur njerëzit udhëtonin në Acapulco për të përjetuar një përvojë unike të jetës së natës në botën latine, tani turistët këtë vend e vizitojnë në numër tejet të vogël, transmeton Telegrafi.

Dhuna në këtë qytet ka mbërritur masën ekstreme, sa që banorët lokalë bartin revole edhe kur shkojnë në plazh.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, më shumë se 1.600 persona janë vrarë, derisa këtë vit kanë humbur jetën 684 persona. Kjo do të thotë se në Acapulco gjatë një dite vriten 12 persona, që është niveli më i lartë i krimit në 10 vitet e fundit.

Gjërat aq shumë kanë dalë nga kontrolli, sa që njerëzit tani në këtë qytet vriten në pikë të ditës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version