Sipas mediave në Spanjë, Lionel Messi ka paralajmëruar bordin e Barcelonës: Bëni ndryshime të mëdha ose unë largohem vitin tjetër.
Ylli argjentinas ishte i zemëruar në humbjen e thellë 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Blaugranasit, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Sipas asaj që raporton El Partidazo de Cope, Messi ka kërkuar nga bordi i klubit që të bëhen ndryshime rrënjësore qysh nga hierarkia e deri të transferimet e reja.
Argjentinasi besohet se e do bashkëkombësin e tij, Mauricio Pohettino si trajner të ri, shkaku që Quique Stetien do të shkarkohet sonte,
Messi po ashtu nuk e do Josep Bartomeun më si president dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të ndodhë largimi i tij.
Në listën e largimeve do të jetë edhe ish-bashkëlojtari i tij që tani është drejtor sportiv, Eric Abidal, shkaku i përplasjeve që kishin më herët në këtë vit. /Telegrafi/