Trajnerët e futbollit shpesh ankohen për numrin e madh të ndeshjeve gjatë sezonit dhe këtë problemet në fakt e ka Jurgen Klopp i Liverpoolit.
Futbollistët e Liverpoolit, nëse mposhtin Villarrealin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, do t’i luajnë të gjitha ndeshjet e mundshme brenda një sezoni.
The Reds kanë luajtur në katër gara këtë sezon dhe mund të luajnë numrin maksimal të ndeshjeve në të gjitha këto gara nëse eliminojnë Villarrealin në përballjen me dy ndeshje.
Përveç 38 ndeshjeve që do të luajë në Ligën Premier, Liverpool ka luajtur të gjitha ndeshjet në Carabao Cup (6) dhe e ka fituar trofeun, pastaj janë në finale të FA CUP, ku do të kompletojnë të pesë ndeshjet e kësaj gare.
Reds kanë luajtur 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve, dhe do të luajnë dy të tjera kundër Villarrealit. Nëse do të futen në finale, do të jetë ndeshja e 13-të në kompeticionin më elitar evropian të klubeve dhe numri total i ndeshjeve të këtij sezoni, pa llogaritur tetë ndeshjet miqësore, do të jetë 62 ndeshje zyrtare.
Chelsea është afër Liverpoolit me 61 ndeshje, ndërsa Manchester City do të ketë 58 ose 59 në fund të sezonit.
Real Madridi do të ketë 55 ose 56 ndeshje të luajtura deri në fund të sezonit./Telegrafi/