Site icon Telegrafi

Nëse keni qen në shtëpi, kujdes ku e mbani çokollatën

Duhet të bëni kujdes, që çokollatën ta mbani në vende të larta, aty ku qeni nuk mund të arrijë

Veterinarët kanë ngrehur alarmin, se qentë mund të jenë më afër çokollatave, të cilat ju pëlqejnë shumë.

Por, kjo ëmbëlsirë është shumë e keqe për qenin.

Çokollata përmban theobrominë, që është helmuese për qenin dhe mund ta mbys.

Qoftë edhe një sasi e vogël e çokollatës e ngacmon stomakun e qenit, ndërkaq sasitë e mëdha të çokollatës mund t’i shkaktojnë qenit gjakderdhje të brendshme, drithërimë, transmeton Telegrafi.

Ndër tjerash çokollata përmban edhe xilitol, i cili shkakton vjellje, ngarkesë dhe probleme me mëlçi.

Nëse qeni juaj ha çokollatë, ai mund të ketë shumë etje, të ketë diarre dhe të bëhet hiperaktiv. Nëse gjërat shkojnë vërtet keq, ky hiperaktivitet mund të kthehet në një konvulsion ose mund të zhvillohet në një aritmi dhe të çojë në një atak në zemër.

Pra, nëse qeni juaj “rrëmb” ëmbëlsirën tuaj të preferuar, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta çoni te veterineri brenda dy orëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version