Site icon Telegrafi

Nëse keni bërë plane për vikend mos i harroni çadrat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit moti do të jetë i paqëndrueshëm, kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë, të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

“Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë. Temperaturat maksimale do të ulën për 4-7 gradë Celsius.

Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version