Nëse për ty, manikyri french i zakonshëm nuk është mjaftueshëm, apo duket i rëndomtë, provo këtë të padukshmin që ka zgjedhur edhe Margot Robbie
Si fillim, kujtojmë dhe theksojmë se manikyri french është trend i çdo kohe, nuk do dalë kurrë nga moda dhe i përshtatet çdo sezoni dhe situate.
Klasik, i thjeshtë, nuk tërheq vëmendje, por i bën duart të duken të pastra dhe kuruara.
Në 12 shkurt, barbie më e famshme e momentit, Margot Robbie u shfaq në drekën tradicionale të Oscars dhe në sy ra kombinimi klasik Chanel, një kostum në ngjyrë rozë dhe manikyri më i thjeshtë e i padukshëm që mund të jetë në qarkullim.
Ky model i thonjve mes gjithë të mirave që ka është edhe i lehtë për t’u mirëmbajtur, jo më kot e kanë aprovuar edhe gocat me stil si Kim dhe J.Lo.