Site icon Telegrafi

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës në Gjilan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një të dyshuari për veprën penale vrasje në tentativë

Në njoftimin e policisë, ku është publikuar fotografia e të dyshuarit, thuhet se Bardhyl (Florim) Prekorogja (25)  nga fshati Busavatë e Kamenicës kërkohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version