Policia e Kosovës në Ferizaj kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje të stolive të arit në një argjendari në Shtime.
Në njoftim thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, e gjinisë femër, e cila dyshohet se me datën 10.09.2024 rreth orës 16:53 në një dyqan të artarisë në Shtime ka kryer “Vjedhje ’’ të stolive të arit”.
“Deri më tani e dyshuara e kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të saj, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/