Site icon Telegrafi

Nëntë viktimat e Zidanes te Real Madridi: I fundit Odegaard, në listë emra si Kovacic, Morata e Theo

Martin Odegaard është lojtari i fundit në listën  gjatë të  lojtarëve të rinj shumë premtues që i ka larguar Zinedine Zidane, gjatë epokës së tij si trajner i Real Madridit.

Norvegjezi dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi nuk po gjen minuta në klubin mbretëror prej se u kthye nga huazimi i tij në Real Sociedad.

Marca ka zgjedhur edhe tetë viktimat të tjera të ngjashme, sikurse rasti i norvegjezit.

Morata: Një nga të parët që u largua

Sa ishte në Real Madrid, Alvaro Morata kishte një nga sezonet më të mira në karrierën e tij.

Sidoqoftë, kur u bë e qartë se Karim Benzema mbetet opsioni i parë, Real Madrid e shiti atë te Chelsea për 80 milionë euro.

Kovacic: Nuk e ktheu nga huazimi  

Në herën e parë kur ishte Zidane, ai e pa Mateo Kovacic një nga lojtarët kryesor të mesfushës së tij, duke e futur kur asnjë prej Luka Modric ose Toni Kroos nuk ishin të padisponueshëm.

Sidoqoftë, dëmtimet e penguan formën e tij dhe në sezonin vijues dhe ai shkoi si huazim te Chelsea.

Kur Zidane u kthye, ai kishte mundësinë të kthente kroatin në klub në fillim të sezonit 2019/20, por lejoi shitjen përfundimtare të tij.

Theo Hernandez: Situatë e çuditshme

Ylli i Milanit nuk u vlerësua kurrë gjatë kohës sa ishte në Santiago Bernabeu.

Kur erdhi në verën e vitit 2017, ai nuk luajti nën drejtimin e Zidanes në sezonin e tij të parë, para se të huazohej te Real Sociedad.

Kur Zidane u kthye, nuk e ktheu Hernandezin. Ai nënshkroi për AC Milan për 21 milionë euro.

Ceballos: Gjithmonë hije

Zidane gjithmonë e ka parë Dani Ceballos si tepricë. Në herën e parë kur ishte trajner, Isco ishte zgjedhja e tij e parë, ndërsa herën e dytë kur u kthye trajner Ceballos qëndronte në stol.

Tani, Ceballos është në sezonin e tij të dytë si huazim te Arsenal.

Brahim Diaz: Zidane e pëlqente, por nuk e fuste

Zidane gjithmonë ka thënë se i pëlqen mesfushori sulmues i lindur në Malaga, por gjithmonë ka justifikuar mungesën e minutave, duke thënë se ka në skuadër shumë konkurrencë në pozicionin e tij.

Sezonin e kaluar, Brahim luajti vetëm 10 ndeshje dhe, si rezultat, ai vendosi të provojë fatin e tij në AC Milan.

Reguilon: Ai u largua, Mendy erdhi

Në fillim të sezonit të kaluar, Sergio Reguilon pritej të ishte në stol, por trajneri francez e kërkoi Ferland Mendy për të plotësuar vendin e Marcelos, kështu që ish-lojtari u huazua te Sevilla.

Tani ai është në huazim te Tottenham.

Llorente: Shpërtheu te Atletico Madridi

Pas kthimit nga e huazimi te Alaves në verën e vitit 2017, Marcos Llorente luajti vetëm 20 ndeshje nën drejtimin e Zidanes në atë sezon.

Pasi fitoi besimin te Santiago Solari, kthimi i Zidanes bëri që ai të luajë më pak dhe të kërkonte një klub tjetër.

Në fillim të sezonit 2019/20, ai u transferua në Atletico Madrid , ku po luan rregullisht dhe me shumë sukses.

Jovic: Zidane e donte, por …

Çështja e Luka Jovic është një çështje e çuditshme. Sulmuesi, të cilin Zidane e kishte kërkuar në mënyrë specifike, i kushtoi Real Madrid plot 60 milionë euro, por ai nuk arriti të përshtatej.

Ai u kthye nga erdhi, te Eintracht Frankfurt si huazim këtë janar. /Telegrafi/

Exit mobile version