Telegrafi

Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Stantërg

Nëntë persona janë lënduar si pasojë një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Stantërg.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podojuvë, përkatësisht në fsh Stan Terg, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, tha shkurt Zahiti.

Ndërsa Njësitet e Policisë, aktualisht po merren me rastin.