Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë.
Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose mungesa e interesit. Në retrospektivë, disa prej tyre ndoshta u vjen keq për zgjedhjet e tyre.
Por, e drejtë apo e gabuar, është qesharake të përfytyrosh disa figura të famshme në një rol që e ka luajtur dikush tjetër.
Bright Side ka sjellë një listë me nëntë shembuj të tillë.
Sean Connery ka hedhur poshtë dy nga rolet më portretizuese në historinë e kinemasë: Morpheus në “The Matrix” dhe Gandalf në “The Lord of the Rings”.
Zoti Connery hodhi poshtë të dy rolet, sepse ai nuk i kuptonte skenaret.
Aktorja e re Emma Watson hodhi poshtë një rol në “La La Land” për shkak se ajo vendosi të luajë në filmin “E Bukura dhe Bisha” (2017).
Nic Cage hodhi poshtë rolin kryesor në “The Wrestler” sepse nuk ishte dakord me marrjen e steroideve, një pjesë jetike e performancës së Mickey Rourke. Rourke shkoi në shtëpi me një çmim Golden Globe dhe nominimin e Oskarit për aktorin më të mirë. Dhe kjo ishte e merituar!
Jack dhe Rose do të kujtohen gjithmonë nga filmi “Titanic”.
Por çifti i paharrueshëm i luajtur nga Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet mund të ishte luajtur Leonardo Di Caprio dhe Gwyneth Paltrow nëse ajo nuk do e kishte refuzuar pjesën për shkak të mungesës së interesit. Dhe ne jemi të lumtur për këtë.
Në një ndryshim të skenarit, ishte Kate Winslet që më pas hodhi poshtë rolin në “Shakespeare in Love” (1998) për t’u përqëndruar në filma të pavarur. Por ajo mori pjesë në dramën e Shekspirit (oh ironi), “Hamlet”.
Sandra Bullock u nderua me Çmimin e Akademisë për ‘Aktoren më të Mirë’ në “The Blind Side”, një rol që më parë iu ofrua aktores Julia Roberts. Ajo e refuzoi këtë rol dhe humbi mundësinë që të ishte aktorja më e paguar e vitit!
Mirë, Sandra mori njohjen e saj më vonë, por para “The Blind Side” ajo mund të kishte marrë rolin kryesor në “Baby Million Dollar of Clint Eastwood”. Mund të kishte fituar një “Oscar” për këtë rol.
Vështirë të imagjinohet se roli i Clarice Starling në “The Silence of Lamb” ishte refuzuar nga Michelle Pfeiffer. Ky rol më pas iu kalua Anthony Hopkins
Ne gjithmonë do të pyesim veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse John Travolta do të merrte rolin e Forrest Gump. Travolta zgjodhi në vend të saj një rol në “Pulp Fiction”. /Telegrafi/