Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshje në vlerë 4 milionë euro për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Podujevës për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë.

Sipas një njoftimi nga MKRS-ja, thuhet se ministria e merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 3 milionë e 500 mijë euro nga vlera e parashikuar e kontratës prej 4 milionë euro, ndërsa komuna e Podujevës 500mijë, transmeton Telegrafi.

“MKRS-ja merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 3 milionë e 500 mijë euro nga vlera e parashikuar e kontratës prej 4 milionë euro. Ndërsa Komuna e Podujevës merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 500 mijë euro, sigurimin e projektit, sigurimin e të gjitha lejeve të zbatueshme për zbatimin e projektit, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor, financiar dhe teknik, si dhe vëzhgimin e zbatimit të kontratës në baza të rregullta periodike”, thuhet në njoftim.

Ndryshe ky momerandumi është nënshkruar nga U.D. Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ndërsa, projekti parashihet të përfundojë brenda periudhës trevjeçare (2024, 2025, 2026). /Telegrafi/