Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshje – Minatorët e “Trepçës” tashmë me përkujdesje të shtuar mjekësore nga ShSKUK

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes mes dy palëve, ShSKUK-së dhe ndërmarrjes publike "Trepça"

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe ndërmarrja publike “Trepça”, sot kanë nënshkruar një marrëveshje në afat prej tre vjetësh.

Përmes kësaj maarrëveshjeje, minatorët e “Trepçës” do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore që do të mund të realizohen në kuadër të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë në nivel të ShSKUK-së, shkruan Telegrafi.

“Po ashtu, këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe punëtorët e minierave të tjera që menaxhohen nga ky institucion. Po ashtu, punëtorët do të ju nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore dhe psikologjike nga ekspertët e ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.

Në emër të drejtorit të ShSKUK-së, Elvir Azizi, marrëveshjen e ka zyrtarizuar, Dr. Ardian Shefkiu, U.d. drejtor mjekësor, kurse për ndërmarrjen publike “Trepca”, U.d. kryeshefi ekzekutiv, Faton Ahmeti.

Bëhet e ditur se kjo marrëveshje është me mundësi rishikimi ndërmjet dy palëve, pas tre vjetësh. /Telegrafi/

Exit mobile version