Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se qyteti i Vushtrrisë tashmë po bëhet me pajisjen e mamografit, e cila ndihmon në diagnostifikimin e kancerit të gjirit.
Idrizi ka bërë të ditur se sot së bashku me drejtorin ekzekutiv të “Islamic Relief Kosova”, Dr.Mohamed Soliman, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për blerjen e mamografit, shkruan Telegrafi.
Derisa ka thënë se investimin në shëndetësi e kanë prioritet, kryetari i Komunës së Vushtrrisë është shprehur se ky është hap konkret për të investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë e këtij qyteti.
“Ky është një hap konkret që kemi ndërmarrë për të investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë e komunës tonë, pasi që blerja e mamografit do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. /Telegrafi/