Site icon Telegrafi

Nënshkruhet kontrata për rregullimin e rrugëve në disa lagje të Mitrovicës Veriore

Pamje nga punimet

Është nënshkruar kontrata për rregullimin e rrugëve në disa lagje të Mitrovicës Veriore.

Përmes kësaj kontrate do të rregullohen rrugët në Kodrën e Minatorëve, Bergjan, Kroi i Vitakut dhe tek “Tre Rrokaqiejt”, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për qytetin dhe se i njëjti do të përmirësojë sigurinë rrugore.

“Një hap i rëndësishëm për qytetin, është nënshkrimi i kontratës për asfalltimin e rrugëve në katër zona kyçe: Kodra e Minatorëve, Bergjan, Kroi i Vitakut dhe Tre Rrokaqiejt. Ky projekt i madh do të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë rrugore, duke lidhur zona të rëndësishme të qytetit”, ka thënë Atiq.

Ai ka thënë se investimet në infrastrukturë do të ofrojnë mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët.

“Investimet në infrastrukturë do të ofrojnë mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët. Me infrastrukturë më të mirë, qyteti po ecën drejt një të ardhmeje më të zhvilluar”, ka thënë tutje Atiq. /Telegrafi/

Exit mobile version