Site icon Telegrafi

Nënshkruhen procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar të PKK Vërmicë-Morinë

 

Sot në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, nga dy drejtorët e Përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në PKK Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.

“Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën kosovare në PKK Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kalimit të kufirit do të zbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje dy kontrolle. Kjo procedurë, pra lehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton siguri në kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar./Telegrafi/

Exit mobile version