Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit në një postim në “X”, Allen u shpreh se pati një diskutim gjithëpërfshirës me kryeministrin Kurti.
Ajo u shpreh se Kosova i takon BE-së dhe në NATO-s.
“Mirënjohje për diskutimin e dobishëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kosova i takon BE-së dhe NATO-s”, tha Allen.
Nënsekretarja amerikane përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes të dyja palëve.
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë bërë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.
Allen para takimit me Kurtin është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga jashtë. /Telegrafi/
Appreciated the insightful discussion with Kosovan Prime Minister @AlbinKurti. Kosovo belongs in the EU and in NATO. We look for full implementation of all agreements Kosovo and Serbia have made under the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/gfHr0RQvh5
— Liz Allen (@UnderSecPD) May 19, 2024