Site icon Telegrafi

Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së rrezikon të paralizohet, nevojitet ndihmë financiare për operimin e saj në Turqi

Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, njëherësh drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, vuan nga dëmtimi i boshtit kurrizor dhe rrezikon të mbetet e paralizuar, prandaj ajo duhet të operohet urgjentisht në Turqi.

Për operimin e saj nevojiten 13 mijë euro, ndërsa deri sot janë grumbulluar gjithsej 5.313 euro.

Prandaj, Adnan Hyseni përmes postimeve në Facebook ka apeluar që të ndihmohet materialisht, në mënyrë që të kryhet operacioni.

Ajo tash është në Turqi, ndërsa pagesa e mjeteve për operimin e saj duhet të bëhet deri të enjten.

Postimi i Hysenit:

“A mos vall nuk e meritoj mbeshtetjen ne kerkesen Humane per NANEN TIME, ku deri ne kete moment jane grumbullu vetem 5.313€ e pagesen duhet ta bej neser ne Spital.

Kur dikush kerkon ndihm e veqanerisht per smundje aj e bon prej halli madh, jam mundu me sherby prej vitit 1998 dhe saher qe me eshte kerku edhe ne Humanizem jam mundu me tere qenjen shpirtnore e bashk me Bamiresit ja kem arrit qellimit duke e siguru shumes pamvaresisht sa ka qene kerkesa e kerkuar nga spitalet ne gjdo rast e me qindra te till nder vite se e kam dite sa vutje shkakton ne qoftse nuk arrihet mundesia e trajtimit te duhur siq un nuk arrita me ja siguru vizen vllaut dhe bashkeluftetarin Avnin per Gjermani se i munguj tretnani ne Kosove dhe aj iku nga kjo bote ne dhjetor 2018 e un po jetoj me vuajtje gjdo sekond.

Kur humba vllaun dhe bashkeluftetarin Avnin ne dhjetor 2018 nga mos trajtimi i duhur shendetsor ne Kosov fatkeqesisht me ndryshoj jeta mu permbys komplet bota por prap gjeja forc me qen ne sherbim dhe tani fatkeqesisht u sprovova me NANEN e nga pamundesia finaciare ju drejtova per ndihm se pata shum frik se pom paralizohet NONA ajo qe sakrifikoj jeten si gjdo NANE tjeter qe bene per femijet ne qoftse operimi nuk do behej dje ne Turqi ku edhe jemi ende edhe pse kam shiku mundesi qe ky operim te behet ne Kosov po me than qe nuk behet dhe u detyrova te vi prap ne Turqi sepse vuatjet e Nanes nga dhimbjet qe disa muaj ishin te paperballueshme si dhe fatkeqeisht mundesit ekonomike miat ishin te veshtira.

Nuk kam arrit me bo shumen e nevojshme nga data 28.03.2023 kur e kam bere postimin perkunder qe jam falenderues secilit qe keni uru(komentu) per sherim NANES, ju keni bere shperndarje ju qe keni dergu te holla ne baze te mundesive si ne llogari bankare ne NLB te Armend Hyseni, ëester union te Drilon Lajçi dhe Ria te Armend Hyseni po shuma qe eshte arrit deri tani eshte vetem 5.313€.

Ne qoftse e meritoj me mbeshtetni ta arrij shumen e nevojshme ku pagesen duhet ta kryej deri neser dhe pamvarsisht qka do ndodh sapo ta kaloj kete sprov un do jem i njejti Adnan Hyseni ne sherbim te atdheut e kombit se ky sherbim ka qene dhe do mbetet per mu OBLIGIM deri frymen e fundit

Numri i kontaktit: +383 49 158 888

Llogaria Bankare NLB – Armend Hyseni”(sic.), shkruan Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version