Site icon Telegrafi

Nëna e Astrit Deharit refuzon ngushëllimin e Hashim Thaçit

Telegramin e ngushëllimit që presidenti Hashim Thaçi ia dërgoi familjes së Astrit Deharit, tri ditë pas vdekjes së tij, e ka refuzuar familja Dehari, me një porosi nga nëna e tij, Xhemilja.

Merret vesh se telegrami i ngushëllimit, destinuar për familjen Dehari është kthyer prapa nga i njëjti person që kishte shkuar te familja Dehari për ta çuar porosinë e Hashim Thaçit në vend.

Një burim i Periskopit, i afërt me familjen Dehari tregoi se Xhemile Dehari ka refuzuar të ngushëllohet nga Hashim Thaçi.

“Thuaj Hashim Thaçit, pushkën me të cilën ma keni vra djalin, kthema se më duhet!”, kishte porositur ajo.

Pas tri ditë heshtjeje, Thaçi vendosi që sot ta ngushëllojë familjen Dehari për humbjen tragjike të tij.

Telegrami nuk është bërë publik për mediat. /Periskopi/

Exit mobile version