Site icon Telegrafi

Nën britma të mëdha, Armando Broja largohet me barelë nga fusha

Armando Broja u largua me barelë pas një lëndimi të tmerrshëm në gju që e la atë duke bërtitur nga dhimbjet.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga fillimi në një miqësore në Dubai kundër Aston Villas, përpara rikthimit të Ligës Premier.

Por, ai u largua pas 25 minutave pas një përplasjeje me qendërmbrojtësin e Villa, Ezri Konsa.

Broja po markohej nga Konsa në zonë dhe tentoi t’i largonte topin mbrojtësit. Mirëpo, vrulli i tij e çoi atë në tokë, gjë që çoi në një rënie të vështirë.

Sulmuesi shqiptar u dëgjua duke bërtitur nga dhimbjet teksa shtrëngonte gjurin.

Broja duhej të hiqej me barelë dhe u zëvendësua nga Dion Joseph Rankine ndërsa Chelsea pësoi humbje 1-0 nga goli i realizuar prej John McGinn.

Chelsea kthehet në aksion në ligë më 27 dhjetor në shtëpi ndaj Bournemouth, derisa shpresojmë që nuk është lëndim serioz për Brojën. /Telegrafi/

Exit mobile version