Telegrafi

Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe dy tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit, Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal.

Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës. Ndërkohe SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro. /Telegrafi/