Site icon Telegrafi

Në Zagreb hapet muzeu i kanabisit – gjendet përballë stacionit policor

Muzeu i parë i kanabisit është hapur në Zagreb të Kroacisë, dhe gjendet pikërisht përballë stacionit të policisë në rrugën Petrinjska.

I shtrirë në 400 metra katrorë në dy kate të ndara, mund të mësoni gjithçka që ju ka interesuar për këtë bimë dhe atë që sigurisht se mund të mos keni ditur – që është malli i parë që përmes internetit është shitur – pra kanabisi dhe atë gjatë viteve të 70-ta, transmeton Telegrafi.

Në katin e parë të muzeut gjenden të dhënat për këtë bimë, morfologjinë, llojet dhe nënllojet – si dhe historia sesi erdhi deri të përdorimit i saj në kultura të ndryshme.

Përmes wall of shamë dhe wall of shame, vizitorët mund të njoftohen me fytyra të famshme të historisë dhe të mësojnë se cili ka qenë roli i bimës shumë shekuj më parë.

Për të hyrë në muze duhet të paguani 50 kuna, e në biletën hyrëse gjenden disa gjethe të cilat mund t’i “shijoni” nëse i mbështillni dhe tymosni. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version