Site icon Telegrafi

Në Vushtrri mbahet koncert solemn për nder të Ditës së Pavarësisë

Mbrëmë në Vushtrri është mbajtur koncerti solemn për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ky koncert është mbajtur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se me këtë ngjarje janë përmbyllur manifestimet për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë hapjen e këtij koncerti, teksa ka uruar Pavarësinë e Kosovës.

“Me mirënjohje nderuam gra të zonja nga e gjithë Kosova, kontributi i të cilave gjatë luftës për liri ka qenë i jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë artistëve, pjesëmarrësve dhe qytetarëve që na u bashkuan në këtë koncert madhështor”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version