Site icon Telegrafi

Në të tjera poza atraktive, Tuna vë në pah linjat e përsosura të trupit

Tuna Sejdi (Foto: Tuna/Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është shumë aktive ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh për ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja shkupjane ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Tuna Sejdi (Foto: Tuna/Instagram)

Ajo është shfaqur mjaft atraktive në këto poza, e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër.

Lexo po ashtu "Me mua në të kuqen", Tuna ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat e reja

Këngëtarja e hitit “Inati” u kujdes që të vërë në pah linjat e saj të theksuara të trupit, në veçanti barkun e tonifikuar.

Tuna Sejdi (Foto: Tuna/Instagram)

“Ajo fluturon me krahët e saj”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Tuna Sejdi (Foto: Tuna/Instagram)

Tuna përndryshe është rikthyer fuqishëm në muzikë me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

Tuna Sejdi (Foto: Tuna/Instagram)
Exit mobile version