Site icon Telegrafi

Në Sllupçan gjenden të vrarë një nëntë vjeçar dhe babai i tij

Mbrëmë në Sllupçan janë gjetur trupat e pajetë të 47 vjeçarit dhe djalit të tij 9 vjeçar.

Nga MPB thonë se automjeti i llojit “Opel Astra” me tabela të Shkupit, është gjetur nga zyrtarët policorë mbrëmë në orën 22:40 në vendin e quajtur “Pusi i Sllupçanit”. Babai dhe djali i tij janë gjetur pa shenja jete.

“Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Kumanovë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se një person i panjohur me armë zjarri ka vrarë E.S (47) dhe djalin nëntëvjeçar, të dy nga fshati Opajë. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupat janë dhënë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thonë nga MPB.

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version