Site icon Telegrafi

Në Segunda Division shënohet goli i vitit, Raul de Tomas befason të gjithë me ‘perlën’ nga gjysma e fushës

Goli i vitit në futbollin botëror është shënuar në ndeshjen e La Liga 2 apo Segunda Division mes Espanyolit dhe Almerias.

Espanyoli ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen ndaj Almerias në kuadër të javës së 19-të në La Liga 2.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raul de Tomas (9’, 84’) për vendasit, ndërsa Jose Corpas Serna (51’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga De Tomas ka fituar gjithë vëmendjen, pasi ishte shumë i rrallë.

De Tomas ka arritur të shënojë një supergol nga gjysma e fushës.

Distanca e golit të shënuar thuhet se është rreth 55 metrave duke befasuar të gjithë.

Në mediat spanjolle goli i De Tomas po cilësohet si më i miri i vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version