Në Rumani është arrestuar Stevan.B, shtetas i Serbisë për të cilin është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar ndaj popullatës civile në vitin 1991.
Siç shkruan agjencia rumune Agerpress ai është arrestuar të shtunën në portin e quajtur Galas në Danub me rastin e kontrollit të dokumenteve të ekuipazhit të anijes që po lundronin nën flamurin serb.
Policia rumune ka sqaruar se me rastin e kontrollimit të dokumenteve kanë zbuluar se ermi i Stevan B. është i regjistruar në urdhrat e Interpolit ku kërkohet arrestimi dhe ekstradimi i tij pasi që duhet të merret në pyetje për krimet e luftës që i ka kryer në vitin 1991.
Mediat rumune kanë bërë të ditur se i dyshuari është i lindur në Kroaci dhje se ka qenë pjesëtar i formacioneve paramilitare që dyshohen se kanë kryer krime ndaj civilëve kroatë dhe hungarezë në Kroaci.