Site icon Telegrafi

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një femër e dyshuar për kryerjen e veprës penale, spiunazh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, sipas njoftimit, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale. /Telegrafi/

Exit mobile version