Site icon Telegrafi

Në pritje të zyrtarizimit të Lisandro Lopez dhe Ramires te Interi

Lisandro Lopez ndodhet në Milano, ndërsa Ramires pritet t’i bashkëngjitet shumë shpejtë, duke qenë se të dy futbollistët janë pranë zyrtarizimit te Interi.

Nerazzurrët duan ta përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe pse nuk kanë buxhet të lejueshëm për transferime të reja.

(Foto: Getty Images)

Qendërmbrojtësi i Benficas, Lisandro Lopez, pasi t’i kryejë testet mjekësore do të huazohet për gjysmë milioni euro, me opsionin e blerjes për nëntë milionë të tjera.

Lexo po ashtu Lopez ka arritur në Milano, të hënën testet mjekësore te Interi

Sipas Mediaset Premium, Ramiresit i është dhënë leja që të huazohet te zikaltrit nga Jiangsu Suning, meqë të dy klubet janë në pronësi të Suning Group.

(Foto: Twitter/Ramires)

Agjenti i brazilianit pritet të shkojë në Milano të martën për t’i finalizuar detajet.

Bisedimet janë duke vazhduar edhe me Barcelonën për Rafinhan, por Interi nuk do të paguajë 30 milionë euro për të.

(Foto: Getty Images)

 

Klubi italian dëshiron ta huazojë deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes për 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version