Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma, pasi tifozët janë kthyer kundër tij.
Sulmuesi boshnjak humbi dy raste shumë të mira në ndeshjen kundër Atalantas që përfundoi me rezultat 3-3 dhe ky ishte një tjetër dështim i 30-vjeçarit.
Tifozët dhe mediat e kanë kritikuar jashtëzakonisht shumë duke nxitur edhe reagimin e drejtorit sportiv, Walter Sabatini, i cili është dashur t’i dalë në mbrojtje.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Dzeko do të largohet nga Giallorossët në fund të sezonit për të kaluar në Ligën Premier ose në Bundesliga.
Bashkë me të pritet të largohet edhe kapiteni Francesco Totti, të cilit nuk do t’i vazhdohet kontrata. /Telegrafi/