Site icon Telegrafi

Lista e plotë e fituesve në Festivalin “Kënga Magjike”

Kënga Magjike (Foto: YouTube/Kenga Magjike)

Sonte (e shtunë) është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të të Festivalit “Kënga Magjike” që është shoqëruar me spektakël dhe emocion, ndërsa natyrisht se më e rëndësishmja ishin çmimet për realizimet muzikore që konkurruan në këtë eveniment.

Në edicionin e sivjetmë, krahas nikoqirit Ardit Gjebrea, kanë prezantuar edhe Klaudia Pepa dhe Bora Zemani.

Më poshtë, Telegrafi jua sjell listën e plotë të fituesve në “Kënga Magjike 2018”:

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kënga Magjike

Vokali më i bukur femëror – Venera Lumani

Grupi më i mirë – Revolt Klan

Çmimi i Televizionit Klan – Klajdi Haruni

Çmimi për artistin/en më të mirë – Wendi Mancaku

Çmimi ‘Çesk Zadeja’ – Erik Lloshi

Çmimi stil – Rovena Dilo dhe Onati

Dueti më i mirë – Flori Nazifi dhe Inis Neziri

Më të votuarit në ueb-faqe – Fifi dhe MC Kresha

Çmimi Euro Trend – Manuel Moscati dhe Matteo Becucci

Çmimi i produksionit Jon Music – Kejsi Tola

Çmimi i kritikës – Rozana Radi

Vokali më i mirë mashkullor – Mentor Haziri

Çmimi ‘Magjia e parë’ – Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama

Çmimi i RTV21 – Ardit Çuni dhe Daniela Toçi

Çmimi ‘Best to invest’ – Krusita

Çmimi EtnoTrend – Artiola Toska dhe Bruno

Performanca më e mirë – Ronela Hajati

Çmimi i Interpretimit – Era Rusi

Çmimi për Baladën më të mirë – Flori Mumajesi

Kënga hit – Aurela Gaçe dhe Eli Fara

Çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si edhe Fifi dhe MC Kresha që zunë vendin e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version