Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka vendosur të ndajë me publikun një pjesë të jetës së saj private, të cilën deri më tani e kishte mbajtur hermetike.
Artistja ka konfirmuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, duke e bërë këtë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Lajmi erdhi pak ditë para Shën Valentinit, një festë që simbolizon dashurinë dhe romancën, duke i dhënë një kuptim edhe më të veçantë këtij zbulimi.
Në postimin e saj, Melinda shihet pranë Granitit, duke sinjalizuar qartë se mes tyre ka një raport më shumë se profesional.
Ky lajm ka surprizuar fansat e saj, pasi këngëtarja ka qenë gjithmonë shumë diskrete në lidhje me jetën e saj sentimentale, duke mos lënë kurrë vend për spekulime apo deklarata të hapura rreth marrëdhënieve të saj.
Edhe pse përflitej se ajo mund të ishte në një lidhje, reperja nuk e kishte konfirmuar kurrë më parë diçka të tillë.
Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumë prej tyre që e kanë uruar për këtë hap të ri në jetën e saj, ndërsa të tjerë janë kureshtarë për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj romance.
Deri më tani, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth lidhjes së tyre, por duket se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për reperen e njohur. /Telegrafi/