Site icon Telegrafi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Interpretuesi i ilahive Adem Ramadani dhe këngëtari i zhanrit folklorik Meda, kanë publikuar një këngë së bashku që titullohet “Ezel”.

Publikimi i këngës “Ezel” përkon me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon nesër, më 1 mars.

Kjo periudhë e shenjtë për besimtarët myslimanë është e mbushur me reflektim, devotshmëri dhe adhurim, prandaj bashkimi i dy artistëve me stile të ndryshme, por me ndikim të madh në publik, pritet të prekë shumë zemra dhe të sjellë një mesazh të veçantë për këtë muaj të rëndësishëm.

Adem Ramadani, i njohur dhe i vlerësuar për interpretimin e ilahive me mesazhe të thella shpirtërore, ka prekur zemrat e dëgjuesve për vite me radhë.

Në anën tjetër, Meda, një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore ka arritur të krijojë një karrierë të suksesshme duke sjellë hite të shumta që kanë bërë jehonë në skenën muzikore shqiptare.

Kënga që nga fillimi ka marrë vlerësime të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version