Komuna e Podujevës në bashkëpunim me OJQ-në “D&D Business Support Center”, ka organizuar Panairin me produkte ushqimore dhe artizanale.
Në një njoftim nga komuna e Podujevës, thuhet se ky panair synon të promovojë prodhimet vendore.
“Ky panair është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe synon të promovojë prodhimet vendore ushqimore si dhe punimet artizanale me motive kombëtare, duke përkrahur gratë në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të tyre”, thuhet në njoftim.
Panairi do të qëndrojë i hapur sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 16:30 në Bulevardin e Qytetit pranë Sheshit “Ali Ajeti”. /Telegrafi/