Gjatë ditës së enjte në Podujevë, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, është hapur panairi artizanal nga “Duart e Arta”.
Në këtë panair që po mbahet në bulevardin e qytetit të Podujevës, sipas njoftimit të komunës, gratë llapjane kanë ekspozuar gjëra të ndryshme tradicionale dhe artizanale, transmeton Telegrafi.
“Në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës” sot është hapur Panairi artizanal nga “Duart e Arta”. Në këtë Panair që po mbahet në Bulevardin e Qytetit gra llapjane kanë ekspozuar ushqime tradicionale, produkte artizanale e gjëra tjera të përgatitura nga duart e tyre”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në kuadër të këtij manifestimi nga sot do të fillon edhe kampi pesë ditor i karatesë.
“Në kuadër të këtij Manifestimi sot ka filluar edhe Kampi pesëditor i Karatesë në Parkun e Pishave”, thuhet në njoftim.
Këtë aktivitet e ka vizituar edhe kryetari i Podujevës dhe drejtorët komunal. /Telegrafi/